PDF Print E-mail

 

 

Image 

 

REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURES, RINISE DHE SPORTEVE
ZYRA E ADMINISTRIMIT DHE KOORDINIMIT TE PARKUT ARKEOLOGJIK BYLIS

RREGULLORE E BRENDESHME E ADMINISTRIMIT DHE FUNKSIONIMIT TE PARKUT ARKEOLOGJIK BYLIS

 

 

 

 

  • Zyra e Administrimit dhe Kooridnimit te Parkut Arkeologjik (ZAKPA) Bylis ushtron aktivitetin e saj bazuar në Ligjin 9048 dt. 07.04.2003 " Për Trashëgiminë Kulturore ", VKM nr. 396, dt. 31.03.2005 " Për miratimin e kufinjve dhe rregullores së administrimit të parqeve arkeologjike të Shkodrës, Lezhës, Apollonisë, Bylisit, Orikumit, Amantias, Antigonesë, Finiqit dhe Butrintit ", VKM nr. 432 dt. 28.06.2006 “ Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave që krijojnë institucionet buxhetore”, Urdhërin e Kryeministrit nr.232 dt. 20.09.2006 “Për miratimin e organikës së zyrave të administrimit dhe koordinimit të parqeve arekologjike të Amantias, Orikumit, Antigonesë, Bylisit, Shkodrës dhe Apolonisë”.
  • Stafi i ZAKPA Bylis perbehet nga:
    • Prof. Asc. Dr. Bashkim VREKAJ - Drejtor
    • Admir XHELAJ - Specialist Restaurator
    • Florian MINA - Specialist Restaurator
    • Ornela DURMISHAJ - Specialiste Arkeologe
    • Arjana KOLA - Specaliste Finance
  • Drejtori i ZAPKA Bylis emerohet, lirohet nga detyra ose shkarkohet me urdher te Ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve.
  • Specialistët, punonjës efektivë të ZAKPA Bylis emërohen, lirohen dhe shkarkohen nga detyra nga drejtori i Zyrës sipas rregullave ligjore në fuqi të Kodit të Punës.
  • Për funksionimin sa më të mirë të ZAKPA Bylis drejtori dhe specialistët kanë detyra dhe përgjëgjësi të caktuara.

 


Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit

 

 

  • - Drejton të gjithë punën administrative, menaxhuese dhe veprimtarinë ekonomike të ZAKPA Bylis.
  • - Përfaqëson institucionin në marrëdhënie me të tretët.
  • - Mban dhe krijon kontakte dhe marrëdhënie me institucione shtetërore dhe private, me persona juridikë dhe fizikë, me organizma kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë lidhje direkte ose indirekte me veprimtarinë e PA Bylis ose që mund të kontribuojnë për mbarëvajtjen e tij.
  • - Koordinon dhe harton plane zhvillimi në përputhje me strategjinë afatshkurtër dhe afatgjatë të Parkut Arkeologjik (PA) Bylis.
  • - Vlerëson dhe përdor faktorë stimulues financiarë të tilla si donacione dhe sponsorizime për të nxitur zhvillimin dhe menaxhimin efektiv të territorit të PA Bylis.
  • - Ndalon çdo lloj veprimtarie apo aktiviteti që cënon sado pak PA Bylis.
  • - Përcakton numrin, vendin, llojin dhe veprimtaritë turistike, kulturore dhe argëtuese në territorin e PA Bylis në bazë të një plani të caktuar duke koordinuar me M.T.K.R.S, agjensi turistike, shoqata dhe organizma të tjera të interesuara si dhe me pushtetin lokal.
  • - Nënshkruan kontratë me të gjithë të interesuarit për zhvillimin e aktiviteteve Brenda territorit të PA Bylis në bazë të Ligjit nr.9048 dt.07.04.2003.
  • - Organizon sëbashku me specialistët e PA Bylis veprimari me karakter kulturor dhe edukativ për publikun e gjerë.
  • - Në bazë të Ligjit nr.9048 dt.07.04.2003 “Për trashëgiminë kulutore” ndalon ndërtime në territorin e PA Bylis të cilat nuk i shërbejnë këtij parku.
  • - Nxit bashkëpunimin me institucione shkencore vendase dhe të huaja për kryerjen e gërmimeve arkeologjike që pasurojnë vlerat arkeologjike të qytetit antik të Bylisit si dhe për restaurimin e monumenteve arkeologjike të tij duke i bërë ato sa më të vizitueshme.
  • - Bashkëpunon me persona fizikë a juridikë, vendas a të huaj , me fondacione dhe organizmat ndërkombëtare për njohjen, publikimin dhe tërheqjen e financimeve dhe donacioneve për ruajtjen, mbrojtjen, zhvillimin dhe përmirësimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të PA Bylis dhe territorit përqark tij.
  • - Lidh marrëveshje me persona fizikë ose juridikë për ruajtjen dhe mbikqyerjen e territorit dhe sigurimin e të gjitha masave mbrojtëse nga dëmtimet e mundshme, i vlerave arkeologjike, kulturore dhe natyrore të PA Bylis.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e arkeologut të ZAKPA Bylis

 

 

  • - Njeh mirë historinë e qytetit antik të Bylisit dhe territorit bylin dhe monumentet dhe objektet arkelogjike të tij.
  • - Përpilon evidencat arkeologjike në territorin e Parkut Arkeologjik Bylis për monitorimin dhe mbrojtjen e pasurive arkeologjike të qytetit antik të Bylisit.
  • - Në bashkëpunim dhe sipas kritereve të Qëndrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore krijon skeda për çdo monument të qytetit antik.
  • - Në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik, Muzeun Historik Kombëtar dhe Muzeun Historik Fier evidenton dhe krijon skeda për objekte arkeologjike të gjetura në Bylis apo që i përkasin atij dhe gjënden në institucionet respektive.
  • - Nga sa më sipër krijon bazën dokumentare për monumentet dhe objektet arkeologjike të Bylisit.
  • - Nuk lejon asnjë gërmim arkeologjik që nuk ka aprovimin e Drejtorit të ZAKPA Bylis për projektin e paraqitur dhe që është në kundërshtim me ligjin nr.9048.dt.07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”.
  • - Nuk lejon gërmime arkeologjike të ekipeve vëndase apo dhe me bashkëpunim të huaj pa praninë e specialistit arkeolog të ZAKPA Bylis.
  • - Rregullon dhe organizon transportin e objekteve arkeologjike ,duke penguar zhvendosjen ilegale të tyre.
  • - Në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik harton programin vjetor të kërkimeve dhe gërmimeve arkeologjike në qytetin antic të Bylisit.
  • - Propozon dhe kryen gërmime të reja arkeologjike në qytetin antik të Bylisit sipas një plani shkencor të miratuar më parë nga Drejtori i Parkut dhe Instituti Arkeologjik, me qëllim shtimin e vlerave arkeologjike të tij.
  • - Bën përpjekje të vazhdueshme për ngritjen profesionale të tij dhe njohjen dhe aplikimin e praktikave bashkëkohore në gërmim.
  • - Përfaqëson ZAKPA Bylis në ekspeditat e përbashkëta arkeologjike që bëjnë gërmime ose studime në qytetin antik të Bylisit.
  • - Në bashkëpunim me specialistin restaurator të Parkut Arkeologjik Bylis ndjek punimet mirëmbajtëse dhe restauruese në park, me qëllim ruajtjen e vlerave arkeologjike.
  • - Përgatit materiale për propogandimin e vlerave arkeologjike të parkut.
  • - Siguron në bashkëpunim me specialistin restaurator marrjen e masave që objektet arkeologjike të zbuluara të ekspozohen ose të mbulohen për ruajtje sipas metodave bashkëkohore.
  • - Parashikon, në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës ose Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës Tiranë, fondet që duhen për ruajtjen e rrënojave që dalin gjatë gërmimeve arkeologjike.
  • - Në raste të veçanta luan rolin e ciceronit të parkut.

 


Detyrat dhe përgjegjësitë e specialistit restaurator

 

 

  • - Mban përgjegjësi për mirëmbajtjen dhe restaurimin e monumenteve të qytetit antic të Bylist.
  • - Në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës ose Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës Tiranë harton planin afatgjatë të restaurimeve .
  • - Mbi bazën e planit afatgjatë të restaurimeve harton dhe zbaton një plan vjetor të hartuar në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës ose Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës Tiranë dhe të aprovuar nga drejtori i parkut.
  • - Përgatit dokumentacionin e duhur para fillimit të restaurimit.
  • - Respekton rregullat e restaurimit të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.
  • - Harton një program vjetor që synon ruajtjen e monumenteve në gjëndjen ekzistuese , si dhe hapat që duhen marrë për parandalimin e dëmtimeve.
  • - Vrojton kushtet fizike të monumenteve dhe i raporton drejtorit të ZAKPA Bylis dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës.
  • - Përfaqëson ZAKPA Bylis në projektet restauruese në territorin e parkut dhe merr pjesë në ekspeditat arkeologjike që veprojnë në park.
  • - Monitoron gërmimet e kryera rreth monumenteve duke informuar drejtorin e ZAKPA Bylis mbi ecurinë dhe impaktin e tyre në monumente.
  • - Ndalon në bashkëpunim me arkeologun e parkut gërmime dhe restaurime në monumente kur ato dëmtojnë strukturën e monumenteve dhe bien ndesh me ligjin nr. 9048,dt.07.04.2003 “ Për trashëgiminë kulturore”.

 


Detyrat dhe përgjegjësitë e specialistit financier

 

 

  • - Përgjigjet për veprimet financiare të ZAKPA Bylis dhe zbaton me përpikmëri rregullat përkatëse.
  • - Mban dokumentacion të saktë për veprimet financiare të ZAKPA Bylis.
  • - Mban lidhje me Degën e thesarit ku ka llogarinë ZAKPA Bylis dhe bankën nëpërmjet së cilës kryhen veprimet financiare.
  • - Informon rregullisht drejtorin e ZAKPA Bylis për gjëndjen financiare të institucionit dhe sugjeron masat për kryerjen në kohë të investimeve dhe shpenzime të tjera.
  • - Rakordon veprimet me Degen e Buxhetit&Investimve ne M.T.K.R.S dhe perpilon te gjithe dokumentacionin e nevojshem sipas kerkesave te Deges Buxhetit dhe Investimeve si dhe kerkesave te tjera te M.T.K.R..S lidhur me veprimtarine financiare te ZAKPA Bylis.

 


Orari i punës

 

Orari i punës së ZAKPA Bylis është nga ora 09:00 – 17:00 çdo ditë nga e hëna deri ditën e premte ndersa ditën e shtunë dhe të dielë në park do të jetë i pranishëm njëri nga punonjësit sipas një grafiku të hartuar nga drejtori. Specialisti që do të jetë në punë ditën e shtunë ose të dielë do të bëjë pushim në njërën nga ditët e tjera të javës.

 

 

 

 

 

 

DREJTORI
BASHKIM VREKAJ