|
Sofra Ilire Italiano
Nje nga aktivitetet qe jane zhvilluar ne Parkun Arkeologjik te Bylisit gjate ketij viti eshte dhe Sofra Ilire e organizuar nga shoqata Antik ne bashkpunim me parkun e Bylisit dhe Ministrin e Kultures Rinis dhe Sporteve per promovimin e pasurive tona kulturore e sidomos ne kuader promovimit te turizmit kulturor ku dhe vete parku i Bylisit eshte nje pjese mjafte esenciale ne kete kuader. Ky aktivitet pati si bosht te tij temen “ Ruajtja dhe promovimi i vlerave te trashgimise kulturore dhe historike, domosdoshmeri per zhvillimin e turizmit kulturor” duke nxjerre ne pah problematiken qe ka kjo pjese e turizmit te vendit tone por dhe menyrat e ndryshme te promovimit dhe ruajtjes te ketyre vlerave.
Aktiviteti u zhvillua ne dy pjese te ndryshme nga njere-tjetera por te amalgamuara mire bashke. E para ishin diskutimet e ndryshme rreth kesaj teme nga personalitete te ndryshme te pushtetit qendror dhe atij lokal si dhe nga perfaqesuese te trupit diplomatik ne vendin tone. Kurse pjesa e dyte e perfshiu aktivitetin ne nje mini show te vogel me kenge polifonike e ekspozit te kostumeve popullore te krahines se mallakastres si dhe ekspoziten e nje piktori mjaft te talentuat. Te gjitha keto i dhane qytetit antik te Bylisit mjaft ngjyra te ndezura te cilat u shkrin ne sfondin e tij me nje natyralizem mbreselenes per te gjithe pjesemarresit.
|